Aksident në aksin Vlorë-Orikum, nje i plagosur

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, nje i plagosur

185
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Vlorë-Orikum, ku një mjet tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër tip “Mercedes”.

PËr pasojë, është plagosur pasagjerja në automjetin tip “Mercedes”, shtetasia E. N., 49 vjeçe,  e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 27.02.2022,  rreth orës 16:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin K. C., 60 vjeç, është përplasur  me  automjetin  tip ” Mercedes”, me drejtues shtetasin R. N., 22 vjeç,   si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Mercedes”, shtetasia E. N., 49 vjeçe,  e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

S'KA KOMENTE