Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen 3 automjete, 2 të plagosur

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen 3 automjete, 2 të plagosur

703
SHPËRNDAJE

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. 

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S'KA KOMENTE