Aksident në aksin Ballsh-Fratar, rrëshket autoboti me naftë dhe bllokon qarkullimin 

Aksident në aksin Ballsh-Fratar, rrëshket autoboti me naftë dhe bllokon qarkullimin 

763
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Ura e Kashit” ku paraprakisht dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri, e për pasojë një autobot nafte ka rrëshqitur dhe ka bllokuar rrugën.

Ne vendin e ngjarjes ndodhet policia mbi ku po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë qarkullimi është i bllokuar për mjetet e tjera. Rikujtojmë se ky aks është tepër i frekuentuar pasi lidh qytetin e Ballshit me disa fshatra te Mallakastrës.

S'KA KOMENTE