Aksident i rende ne Lushnje-Berat,makina perplase per vdekje 72 vjecarin me biciklete

Aksident i rende ne Lushnje-Berat,makina perplase per vdekje 72 vjecarin me biciklete

5188
SHPËRNDAJE

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje, në fshatin Polizhan.

Një 72-vjeçar, që ka qenë duke qarkulluar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë, që pasi e ka hedhur përtokë është larguar nga vendngjarja. Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas, të cilët kanë njoftuar policinë. 72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës, nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

S'KA KOMENTE