Aksident i rëndë në Kukës, plagoset nëna me 2 fëmijët

Aksident i rëndë në Kukës, plagoset nëna me 2 fëmijët

262
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Në aksident janë përfshirë dy makina tip “Golf”, ku raportohet se  janë plagosur anëtarët e një familjeje, një çift me dy fëmijët.

Sipas “Aksidente Rrugore”, në automjetin tjetër të përfshirë në ngjaje, nuk dihet se sa persona kanë qenë në të, por mësohet se janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Fëmijët dhe e nëna janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë  shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.

S'KA KOMENTE