Aksident i rende në Kosovë, një grua ndërron jetë dhe një tjetër...

Aksident i rende në Kosovë, një grua ndërron jetë dhe një tjetër plagoset rëndë

45
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, -thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE