Aksident i rëndë-Humb jetën një grua, plagosen 3 te tjere

Aksident i rëndë-Humb jetën një grua, plagosen 3 te tjere

934
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit, ku viktima është një grua rreth 60-vjeçe. Sakaq policia nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes. 3 të plagosurit po transportohen drejt spitalit.

E aksidentuar ka mbetur një familje që po kthehej nga një darkë nga të afërmit.

Në makinë udhëtonte nëna, me 2 djemtë dhe nusen e djalit. Për pasojë ka ndërruar jetë nëna 60 vjeçe. Plagosen 2 djemtë dhe nusja.

Sipas burimeve shtetasi A.Kapaj 46 vjeç në gjendje kome.

S.Kapaj 29 vjeç dhe M.Kapaj 40 vjeçe jashtë rrezikut.

S'KA KOMENTE