Administrata shtetërore detyrohet të mbyllë pa fitues postet vakante

Administrata shtetërore detyrohet të mbyllë pa fitues postet vakante

235
SHPËRNDAJE

Administrata shtetërore detyrohet të mbyllë pa fitues postet vakante në të cilat kërkohen ekspertë. Janë pikërisht ato pozicionet ku ka dhe kërkesa të larta nga vendet e Bashkimit Evropian. Në raportimin ne komisionin parlamentar drejtoresha e DAP ka theksuar se janë 2400 punonjës që i janë nënshtruar vettingut

Edhe administrata publike është prekur nga ikja e trurit. Në raportimin në nënkomisionin parlamentar drejtoresha e DAP Albana Koçiu, u shpreh se për vendet vakante ku kërkohen inxhinier apo IT nuk ka aplikantë.

‘Janë plotësuar 356 pozicione pune ose 67% e pozicioneve të shpallura. Përafërsisht 213 pozicione pune i kemi në proces dhe nga këto 77 pozicione janë mbyllur pa fitues. Për pozicione pune që kërkojnë një profil të caktuar profesione për të cilat ne marrim pak ose aspak kandidatë.

Edhe administrata publike ka kaluar në vetting. Nga 2360 vetdeklarime 70 janë konstatuar me shkelje.

‘Gjatë 2018 janë administruar 2360 formularë vetdeklarimi të plotësuar nga subjektet. Në përfundim të procesit të verifikimit rezultojnë 70 subjekte vetdeklarues të konstatuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik, ose 2.9% e numrit total të subjekteve vetdeklaruese për këtë vit.’

Për kreun e nënkomisionit problem mbetet administrata në bashki. Kjo pasi pushteti vendor nuk bën publike situatën me vendet vakante

S'KA KOMENTE