Abuzoi me të miturën kur ishte vetëm 6-vjeçe, arrestohet 65-vjeçari 

Abuzoi me të miturën kur ishte vetëm 6-vjeçe, arrestohet 65-vjeçari 

259
SHPËRNDAJE

Një rast tronditës raportohet nga Elbasani. Ditën e djeshme një vajzë 14-vjeçare me nënën e saj kanë kallëzuar në polici se 65-vjeçari me inicialet A.S ka abuzuar seksualisht me të miturën në vitin 2015 kur ajo ka qenë vetëm 6 vjeçe.

Sipas kallëzimit, 65-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Grupi hetimor po punon për verifikimin e rastit.

Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S.,  65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

S'KA KOMENTE