A rrezikon jetën Lulzim Basha me vendimin për përjashtimin e Berishës nga...

A rrezikon jetën Lulzim Basha me vendimin për përjashtimin e Berishës nga PD?

394
SHPËRNDAJE

Vendimi për të përjashtuar Berishën mund të jetë rrezik për jetën e Lulzim Bashës.  Kështu shkruan gazeta Koha Jonë e drejtuar nga Nikollë Lesi. Kjo gazetë thotë se shërbime të përforcuara policore dhe civile (polici speciale) kanë rrethuar shtëpinë e Bashës. Po kështu ai lëviz në masa sigurie ekstreme.

Komenti i Koha Jonë:

“Më në fund njëherë në jetën e tij politike Lulzim Basha mori një vendim, i cili mbetet vendimi madhor, por edhe i rrezikshëm.

Ai përjashtoi Sali Berishën nga PD!

Basha akuzohej se ka humbur zgjedhjet nga ish-drejtues të PD-së.

Berisha nuk foli!

Basha përjashtoi Topallin, Imamin, Patozin, Boden, etj. Prapë Berisha nuk foli!

Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në vitin 2017. Berisha foli me gjysëm zëri!

Basha spastroi PD.

Saliu nuk foli!

Basha humbi prapë zgjedhjet me 25 prill 2021. Berisha nuk foli!

Basha e përjashtoi edhe Berishën.

Saliu, foli!

Nëse bën kronologjinë e jetës politike të drejtimit të PD-së nga viti 2013 e deri më sot prej Lulzim Bashës, ai punoi ngadalë e pa zhurmë, derisa arriti mbrëmë me datë 9 shtator 2021 që të përjashtonte dhe vetë ish-liderin, atin shpirtëror politik, njeriun që e solli nga Kosova direkt në krye, Sali Berishën.

Berisha reagoi, fort. Tamam si ai luani që kapet për tu futur në qark hekuri!

Plasi në selinë blu sherrnaja mes deputetëve dhe Lulzim Bashës.

Filluan komentet denigruese në rrjetet sociale kundër Lulzim Bashës.

Kërcënime hapur, mesazhe të tmerrshme, ironi, batuta dhe paralajmërime fizike!

Mbi 70 % e demokratëve në një sondazh të Euroneës albania thanë se nuk janë dakort me vendimin e Bashës.

Pra PD-ja u ndez, por jo kundër Ramës. Kundër njeri tjetrit!

Me saktë ndaj Lulzim Bashës.

Shërbime të përforcuara policore dhe civile (polici speciale) kanë rrethuar shtëpinë e Bashës. Po kështu ai lëviz në masa sigurie ekstreme.”

S'KA KOMENTE