A do të heqë dorë nga politika? Berisha humor me gazetarët në...

A do të heqë dorë nga politika? Berisha humor me gazetarët në fund të konferencës

103
SHPËRNDAJE

Kryeministri Sali Berisha mbajti pasditen e sotme një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bërjes publike të lajmit për shpalljen e tij si person “non grata” nga ShBA.Në deklaratën e tij, Berisha njoftoi paditjen e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, për shpifje nga avokati i tij francez.

Në fund të konferencës për media, Berisha zgjodhi të ç’tensiononte situatën duke iu përgjigjur me batutë pyetjes së gazetares se a do të hiqte dorë nga mandati i depuetetit dhe politika, pas zhvillimit të betejës ligjore për pastrimin e imazhit të vet nga gjykatat ndërkombëtare.

Berisha zgjodhi të bënte sikur nuk e dëgjoi pyetjen duke iu përgjigjur me humor gazetares: Unë thash se the do ta dyfishosh.

Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se nga dita e djeshme deri sot, jo që nuk është ndjerë i braktisur nga bashkëpunëtorët e tij, por ka pasur një mbështetje si kurrë më parë në jetën publike.

Pjesë nga konferenca me gazetarët e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Gazetarja: A keni patur komunikime me miqtë tuaj amerikanë pas shpalljes së vendimit?

Berisha: Kam patur shumë komunikime, por vendosa t’i drejtohem gjykatës dhe mos t’i kërkoj ndihmë askujt.

Gazetarja: A ndiheni i braktisur nga bashkëpunëtorët tuaj ndër vite pas “shpalljes non grata”?

Berisha: Absolutisht, solidaritet më të madh nga dje deri sot nuk mendoj të kem pasur deri sot. Nuk kam asnjë lloj ndjesie braktisjeje të tillë.

Gazetarja: Pasi të vendosni në vend nderin dhe dinjitetin tuaj, do të hiqni dorë nga politika dhe mandati i deputetit?

Berisha: Unë thash se the do ta dyfishosh.

S'KA KOMENTE