Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Gj., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. M., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Me shtetasin A. Gj. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.