Sekuestrohen 100 kg kokainë në pranga 6 shqiptarë

Sekuestrohen 100 kg kokainë në pranga 6 shqiptarë

1397
SHPËRNDAJE

100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Norvegji dhe gjashtë shqiptarë kanë rënë në pranga.

Grupi kriminal, mes tyre pesë burra dhe një grua tentoi të kalonte në port mbi 100 kg kokainë të ardhur nga Brazili.

Kjo cilësohet si sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegjinë Perëndimore.

Sipas medias së huaj, Anija e mallrave “Nordloire” lundroi nga Vila do Conde në Brazil për në Husnes në Kvinnherad të Norvegjisë.

Sipas hetimeve, sasia e drogës ishte e ngjitur poshtë vijës ujore të anijes.

S'KA KOMENTE