90 pasgoditje pas tërmetit me magnitudë 6.4 në Turqi

90 pasgoditje pas tërmetit me magnitudë 6.4 në Turqi

102
SHPËRNDAJE

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi dje në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë.

“Dje në orën 20:04 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6,4 ballë në rrethin Defne, Hatay. Më pas kanë ndodhur 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. Sipas informacioneve të marra nga SAKOM-i (Qendra e koordinimit të emergjencave), 294 shtetas të plagosur, 18 prej të cilëve rëndë, janë dërguar në spitale të ndryshme. Fatkeqësisht, humbën jetën gjashtë qytetarë tanë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, njoftohet se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët dh se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore.
Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona.

S'KA KOMENTE