8 mesues te nje shkolle ne Fier pozitiv me Covid

8 mesues te nje shkolle ne Fier pozitiv me Covid

1238
SHPËRNDAJE

Fieri mbetet ne qytetet ne vend per numrin e larte te infektimeve. Ne diten e sotme kur edhe nxenesit jane rikthyer ne mesimin ne klasa kane rezultuar me covif 8 mesues te nje shkolle ne Patos, Fier

Dalin pozitiv me Covid-19, 8 mesues brenda nje dite ne shkollen 9 vjecare “Meleq Gosnishti” ne Patos, cka ka detyruar zyren e arsimit te marr masa per vazhdimin e mesimit on line per rreth 180 nxenes te ciklit te dyte, nga klasa e 6 deri ne te 9.  Tamponit pozitiv nuk i ka shpetuar as drejtoresha e shkolles.  Burime te sigurta kane bere me dije se sot ne shkolle, pas javes se mesimit on line, jane rikthyer vetem nje pjese e nxenesve te ciklit fillor, ne baze te skenarit te percaktar. Vendimarrja per kthimin e mesimit on line per ciklin e dyte te nxenesve te kesaj shkolle ka ardhur si nga drejtues te arsimit, ashtu edhe ata te shendetesise.   Eshte rasti i pare ne Patos, qe pas nisjes se pandemise, ku rezultojne pozitiv me Covid nje numer kaq i madh mesuesish brenda nje dite, duke cuar ne ndryshimin e rrjedhes normale te mesimit ne kete periudhe.  

Mesimi per nxenesit e ciklit te dyte do te vazhdoj on-line per dy jave, per te pritur me pas edhe vendimarrjen qe do te merret. 

Nga ana e bashkise se Patosit jane marre pasat per dezinfektimin e mjediseve te shkolles dhe territorit qe e rrethon ate. 

Pothuajse cdo dite, mesues e nxenes rezultojne pozitiv me Covid ne Fier, duke e renditur qarkun e dyte ne rang vendi per nga numri i te prekurve.

S'KA KOMENTE