711.8 ml euro dëm buxhetit nga institucionet në 2020”, KLSH dorëzon në...

711.8 ml euro dëm buxhetit nga institucionet në 2020”, KLSH dorëzon në Kuvend raportin

93
SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor të performancës për vitin 2020. Në vitin e pandemisë dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, llogaritet në 711. 8 mln euro.

Referuar raportit të KLSH ndarja është në dy zëra ku i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë euro si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marre nga autoritetet.

Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milinë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.

Sipas KLSH detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën. Kështu, KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.

S'KA KOMENTE