7 te arrestuar nga policia Fier per drejtim mjeti pa patente dhe...

7 te arrestuar nga policia Fier per drejtim mjeti pa patente dhe te dehur

786
SHPËRNDAJE

📍Fier

Policia Rrugore e Fierit ka zhvilluar gjatë javës që lam pas kontrolle intensive me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

Nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 7 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2364 drejtues mjetesh.

960 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 192 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

292 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 320 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 87 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 28 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Si dhe janë vendosur 449 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

S'KA KOMENTE