7 kg kokainë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

7 kg kokainë në banesë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

3050
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar nga mediat vendase, është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me 7 kilogramë kokainë.

Ai u kap gjatë një kontrolli në Zuchwil dhe pas sekuestrimit të drogës, Policia ka vlerësuar se kokaina kapte vlerën e qindra-mijëra franga.

Policia zvicerane kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta. Por në momentin e parë që e ndaloi, konstatoi se shqiptari nuk kishte nuk kishte dokumente identiteti dhe për këtë arsye efektivët e dërguan në komisariat për verifikim.

Pas sqarimeve dhe hetimeve të mëtejshme, u urdhërua kontrolli i shtëpisë së 24-vjeçari ku u gjet dhe u sekuestrua droga.

S'KA KOMENTE