62 vjecari me Covid pershendetet me pacientet dhe hidhet nga kati 7...

62 vjecari me Covid pershendetet me pacientet dhe hidhet nga kati 7 i spitalit

453
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një 62-vjeçar i infektuar me Covid, pasi ka përshëndetur pacientët e tjerë është vethedhur nga kati i shtatë i spitalit ku kurohej duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Volo në spitalin Ahilopulio. Sipas mediave greke, 62-vjeçari pasi hoqi serumet falenderoi pacientët e tjerë për kohën që kaloi me ta dhe hapi dritaren e dhomës duke u hedhur nga kati i shtatë dhe gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Personeli mjekësor dhe pacientët e tjerë janë shokuar nga ngjarja.

S'KA KOMENTE