6 të plagosur nga tensionet e ndodhura ne Mitrovicë

6 të plagosur nga tensionet e ndodhura ne Mitrovicë

89
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri ka reaguar pas tensioneve në Kosovë duke bere thirrje qe situata te qetesohet.

Postimi i plotë:
Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës qetësi dhe maturi, në mënyrë që të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut.
Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë.
Kërkoj nga policia që të kujdesen pë sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.
AB

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona janë lënduar gjatë aksionit policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Elek për Radion Evropa e Lirë.

S'KA KOMENTE