54 leje te bllokuara ne Bypass-in FIER

54 leje te bllokuara ne Bypass-in FIER

290
SHPËRNDAJE

Fundjava në Bypass-in e Fierit

Policia Rrugore kontrolle intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

54 patenta të pezulluara për 48 orë, 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe 39 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë intensifikuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar 📹 në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë konstatuar shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Gjithashtu janë vendosur edhe 39 masa administrative të tjera me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi më shumë se norma e lejuar, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📹📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮🏻‍♂️, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹 e aparatë fotografik.

MosUbejStatistikë📉

RregullKujdesDurimDestinacion

NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻‍♂️🚔

S'KA KOMENTE