51-vjecari nga Fieri plagos rëndë me thike nje 38-vjeçar në Tiranë.

51-vjecari nga Fieri plagos rëndë me thike nje 38-vjeçar në Tiranë.

531
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës bën të ditur se ka prangosur një 51-vjeçar nga Fieri, pasi ka sulmuar dhe plagosur një 38-vjeçar në Tiranë. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 19. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., vjeç 51, banues në fshatin Sheq i Madh Fier, pasi në Unazë të Re, në rrugën “Sokrat Miho”, ka goditur me mjet prerës në kokë dhe në trup shtetasin O. L., vjeç 38, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE