50 milionë USD për rrugët, “ngec” Fier-Seman

50 milionë USD për rrugët, “ngec” Fier-Seman

3607
SHPËRNDAJE

Banka Botërore ka bërë një rishikim të mënyrës sesi kanë ecur rrugët që përfshihen nën projektin e konektivitetit rajonal dhe lokal ku përfshihen të paktën tre segmente.

Në një përmbledhje të bërë publike vetëm pak ditë më parë BB nënvizon se gjatë vizitës teknike të shtatorit 2019, ekipi i bankës u informua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për një plan pune mbi prokurimet dhe aktivitete të lidhura me rrugën Qafë Thore-Theth në Bashkinë Shkodër, dhe rrugën Fier-Seman në Bashkinë e Fierit.

“Në veçanti plani i punës targetonte kompletimin e prokurimeve për punët civile dhe inxhinierët e mbikëqyrjes deri në tetor 2019. Gjithsesi raportet e deritanishme tregojnë se punimet kanë nisur vetëm në dy prej tyre (Në Pogradec dhe në Shkodër) nga tre rrugë që janë në total. Prokurimi për rrugën Fier-Seman nuk është finalizuar” vlerëson Banka.

I njëjti dokument sqaron edhe procedurat që kanë mbetur pa u finalizuar që do të bëjnë të mundur edhe zbatimin konkret dhe që lidhen me shpronësimet. Sipas Bankës këto procedura pritet të përshpejtohen pas miratimit të një ligji  për tokën që ju jep prioritet shpronësimeve.

“Nga ana tjetër rruga Fier -Seman sipas raportit parasheh blerjen e disa shiritave minimale të tokës për të çuar sipas planit zgjerimin, trotuaret dhe koristë e biçikletave.

Koha e e vlerësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të kompletuar procesin e sistemimit është shtatë muaj e gjysmë bazuar në eksperiencën e rrugës së Tushemishtit.

Gjithsesi amendimi i nëntorit 2019 në ligjin për marrjen  tokës konfirmon mbizotërimin e procedurave dhe politikave respektive të investimeve për rastet e sistemimeve çka do të t’i mundësojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të përshpejtojë këtë proces dhe Këshillin e Ministrave që të adoptojë në mënyrë të shpejtë vendimet e shpronësimeve deri në momentin që nisin punimet e kontratës” vlerëson BB.

Projekti i konketivititit për rrugët lokale dhe rajonale ka një financim prej 50 milionë dollarësh dhe përfshin në total tre komponentë./MONITOR/

S'KA KOMENTE