5 të plagosur në Lushnjë-Berat, makinat përfundojnë në kanal

5 të plagosur në Lushnjë-Berat, makinat përfundojnë në kanal

1188
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Cukas, ku bëhet me dije se kanë mbetur 5 persona të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme pas përplasjes me njëra tjetrën kanë përfunduar në kanal.

Në bazë të informacioneve paraprake nga vendngjarja, të lënduarit gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Çukas, janë përplasur automjetet tip “Land Rover” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit H. S., rreth 50 vjeç, banues në Berat dhe Q. P., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, dy pasagjerët në automjetin tip “Ford”, shtetasit O. T., dhe F. T dhe pasagjerja në automjetin tip “Land Rover”, shtetasja L. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident

S'KA KOMENTE