5 te arrestuar ne Fier per disa vepra penale

5 te arrestuar ne Fier per disa vepra penale

2461
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 i cili ishte në kërkim për “Përndjekje”, 2 u arrestuan për “Dhunë në familje” dhe 2 u arrestuan nga qarkullimi rrugor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. H., 60 vjeç, banues në Peshtan i Madh, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 21.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga këto struktura u arrestua për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasi D. K., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 40 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
•Y. R., 50 vjeç, banues në Lushnjë pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
• Xh. C., 27 vjeç, banues në Kallm, Fier, pasi në fshatin Kallm, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin K.S., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE