5 ditë pasi kishte humbur bashkëshortin, Covid 19 i merr jetën pedagoges...

5 ditë pasi kishte humbur bashkëshortin, Covid 19 i merr jetën pedagoges së Fakultetit Ekonomik

373
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta pedagogia e Fakultetit Ekonomik të Tiranës Vjollca Karapici (Ibrahimi). Lajmi bëhet i ditur nga familja e saj, por edhe kolegë e studentë, që shprehin vlerësimet më të larta për profesoreshë Karapicin.

Kjo është goditja e dytë në familje, për tre fëmijët, pasi 5 ditë më parë ishte ndarë nga jeta dhe bashkëshorti i Karapicit, si pasojë e infektimit me Covid 19.

Dhjetra mesazhe ngushëllimi vijnë nga studentë e kolegë të Karapicit, të cilët thonë se profesoreshë Vjollca dinte të ishte gjithnjë e gatshme për ti ndihmuar, e kudogjendur dhe përherë e buzëqeshur.

Karapici mbante titullin “Prof. Dr.“ prej vitit 2011, me një karrierë mjaft të pasur. Kishte marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 dhe Kandidat i shkencave ekonomike në 1985.

Ajo ishte diplomuar si Ekonomist Kontabël në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, dhe prej vitit 1977 ishte pedagoge pranë departamentit të kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

Karapici ishte kryetare dhe anëtare e Kqshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit të Certifikimit të Audituesve të Brendshëm, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilisteve dhe Financierëve të Shqipërise, Anëtare e Komitetit Kombëtar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar në Ministrine e Financës, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshëm).

Njoftimi i Universitetit të Tiranës:

Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici. Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.
Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.

Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte. Do te na mungosh shume Zysh Vjollca! Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes! Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve.

Rektori Artan Hoxha

Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser, diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine.

S'KA KOMENTE