48-vjeçari i vrarë në Mirditë pjestar ne grupin e fierakut, baronit te...

48-vjeçari i vrarë në Mirditë pjestar ne grupin e fierakut, baronit te drogesi

446
SHPËRNDAJE

Policia ka dhënë informacione për vrasjen që tronditi sot Rrëshenin, viktimë e të cilit ka mbetur 48-vjeçari Armando Gjini që njihet edhe me emrin Tonin Gjini.

Sipas burime nga policia, viktima nuk është një emër i panjohur dhe ka qenë i skeduar pasi dyshohet si një nga pjesëtarët e grupit të fierakut ,Met Kanani, i njohur si një nga baronët e drogës.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes, ndërsa ka ngritur pika të shumta kontrolli.

Viktima i shpëtoi një atentati me eksploziv në makinë në maj të këtij viti, por duket se dita e sotme ka qenë fatale për 48 vjeçarin Armando Gjini, ekzekutuar në mes të qytetit të Rrëshënit.

Një emër jo i panjohur për publikun shqiptar. Në maj të këtij viti, vetëm katër ditë pasi ishte liruar nga burgu, atij i bëhet atentat me bombë, ekskploziv në makinë.

E kishte lënë makinën poshtë shtëpisë dhe do të çonte në shkollë fëmijet. Ka qenë vetë ai që dalloi eksplozivin dhe thirri forcat e policisë. Por sapo forcat xheniere shkuan të çmontojnë bombën, ajo shpërtheu.

47 vjecari u arretua në 12 maj 2018 për herë të parë si pjesë e grupit të Met Kananit, i njohur si Baron i Drogës. Operacioni “Precizioni” e vuri atë në pranga me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan tetë tonë drogë.

Ushtria e Met Kananit, ky i fundit arestuar në Turqi, shkembente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Operacionet për kapjen e tij dhe ndalimin e drogës janë bërë në Itali, Greqi, Turqi dhe Shqipëri duke kapur dhe drogën me vlerën 10 milionë euro.

Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE