43 vjecari shqiptar humb jeten ne pune ne Itali

43 vjecari shqiptar humb jeten ne pune ne Itali

891
SHPËRNDAJE

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orarin e punës në Itali.

Siç bëjnë me dije mediet e huaja, viktima është identifikuar me emrin Dritan Mecja. 43-vjeçari është mbytur teksa ishte duke punuar në një kantinë vere, si pasojë e asfiksisë.

43-vjeçari u asfiksua si pasojë e një aksidenti në punë, ku për shkak të një problemi teknik, tymi brenda rezervuarit të magazinës së verës ishte i papërballueshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 14 dhjetor rreth orës 11:30 në Cessalto brenda kantinës Corvezzo.

“Jemi të tronditur, ngushëllime të mëdha për familjen e tij: ai ishte i punësuar prej vitesh, një punëtor i madh”, tha kryebashkiaku i Cessalto, Emanuele Crosato.

Dritan Mecaj ka lënë pas gruan e tij, gjithashtu shqiptare, dhe djalin e tij 11-vjeçar. Ai punonte prej vitesh në kompaninë Corvezzo në Itali.

S'KA KOMENTE