420 familja ne Zharrez te harruar nga shteti shqiptar

420 familja ne Zharrez te harruar nga shteti shqiptar

160
SHPËRNDAJE

Banoret e Zharrezes te harruar nga shteti . Keta banore shtepite e te cileve  u demtuan nga shperthimet e kompanise Bankers Petrolium , prej vitit 2015 nuk kane marre demshperblimin sic ju premtua.

Jane rreth 420 familje qe presin te zbatohet VKMN nr.155 , date 1.3.2017 per te marre demshperblimet por edhe pse ju premtua se do ti merrnin brenda 4 muajve ende nuk ka asnje pergjigje kane thene banoret.

Kane kaluar 4 vite nga shperthimet dhe keta banore ende nuk kane marre  demshperblimet  por ne vend te tyre kane marre vazhdimisht premtime boshe .Kalvarit  te kesaj  vuajtje   i shtohen edhe jetesa e veshtire ekonomike si dhe mjedisi tejet i ndotur nga puna e kompanise qe shfrytezon nentoken ne kete zone.

Edhe  pas 4 viteve nga shperthimet e Bankers jane te dukshme gjurmet dhe pasojat e  demeve ne banesat e banoreve te Zharrezes.Ne mesin e baneses se   Asim Gremit ndodhen skela te cilat mbajne tavanin cka tregon per pasojat qe jane ende te pranishme ne jeten e perditshme te ketyre banoreve
Kadrie Hoxha gjyshja e nje vogelushi 3 vjecar shprehet se ndotja po i merr ne qafe djalin dhe askush nuk mendon per te ndryshuar kete situate .

Banoret  shpesh kane protestuar per rrezikun qe po ju shkakton Bankersi ne jetesen e tyre.Ata shprehen se jetojne nga e keqja pasi femijet u jane larguar jashte shtetit .Per banoret kjo situate eshte bere e padurueshme dhe ne mungese te reagimit te pushtetareve ata kane thene se nuk do te terhiqen nga kerkesat e tyre te drejta

S'KA KOMENTE