42% e shqiptarëve duan të emigrojnë”, PD: Shqipëria në rrezik, jemi në...

42% e shqiptarëve duan të emigrojnë”, PD: Shqipëria në rrezik, jemi në emergjencë kombëtare

32
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike deklaron se Barometri i Ballkanit konfirmon alarmin e saj për gjendjen e shqiptarëve. Sipas barometrit, një sondazh vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 42 përqind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë.

PD thotë se shifrat janë alarmante dhe se 88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar. Partia Demokratike thekso edhe njëherë rrezikun e shpopullimit të vendit.

Megi Balliu

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR ORGANIZATAT PARTNERE NË PD, MEGI BALLIU
42 përqind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë.

Shifra alarmante vjen nga Barometri i Ballkanit, një sondazh vjetor i Këshillit të Bashkëpunimir Rajonal.

Vendimi për të ikur kuptohet më qartë, po të vëresh një tjetër shifër të sondazhit.

88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar. 

Pasi kanë humbur ‘luftën e klasave’, shqiptarët nuk shohin alternativë veç emigrimit. 

Partia Demokratike dëshiron të theksojë edhe njëherë rrezikun e shpopullimit të vendit.
Të gjithë treguesit, të gjitha sondazhet, e dëshmojnë këtë. 

Përsëritja e faktit dhe mesazhit nga opozita nuk bëhet për qëllime të tjera, por veç një arsye: një Shqipëri e boshatisur përbën një emergjencë kombëtare.
Kjo kambanë bie për ata që kanë veshë! Me sa duket, jo për qeverinë, që bën veshin e shurdhër.

Ata shohin oborrin e tyre dhe thonë: qentë le të lehin, karvani të bëjë përpara!
Ne shohim karvanin e njerëzve që ikin dhe një Shqipëri në rrezik.

S'KA KOMENTE