4 viktima nga COVID19, humb jeten nje 31 vjecar

4 viktima nga COVID19, humb jeten nje 31 vjecar

306
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar jetë një 31-vjeçar nga Tirana, si dhe tre qytetarë të tjerë, të infektuar me koronavirus.

MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 92 raste pozitive.

 

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

S'KA KOMENTE