4 shtetas rus janë gjetur të pa jetë në nje hotel

4 shtetas rus janë gjetur të pa jetë në nje hotel

675
SHPËRNDAJE

sipas informacioneve bëhet me dije se 4 shtetas rusë janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit. 

Deri më tani, rrethanat nuk janë bërë të qarta. Ndërkohë që pritet që ngjarja të zbardhet nga polciia dhe së shpejti të kemi një deklarim zyrtar mbi shkaqet që e shkaktuan një ngjarje kaq të rëndë.

Nga burime bëhet me dije se viktimat kanë qenë turistë. Ndërkohë gjithashtu mësohet se 2 prej viktimave kanë qenë djem dhe 2 vajza.

Policia e Kavajes ka dhene informacion paraprak mbi ngjarjen e rende regjistruar mbremjen e sot ne Qerret te Kavajes, ku 4 shtetas ruse u gjeten te vdekur ne nje sauna.

’Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’ thuhet ne njoftim.

S'KA KOMENTE