4 muaj pa rroga/Punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë shkarkimin e mbetjeve

4 muaj pa rroga/Punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë shkarkimin e mbetjeve

157
SHPËRNDAJE

Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë sot, sepse kanë katër muaj pa marrë rrogat dhe tashmë kanë hyrë në muajin e pestë.

Mesohet se punonjësit kanë bllokuar portën kryesore dhe pesë automjete me mbeturina urbane kanë mbetur jashtë.Në këtë incenerator sillen mbeturinat e katër bashkive: Fier, Lushnjë, Patos dhe Roskovec. Tri nga pesë makinat me mbeturina që kanë mbetur pa u shkarkuar janë të bashkisë së Lushnjës.Nuk do të lejojmë asnjë makinë të shkarkohet tek “gropat” pa ardhur e pa negociuar me ne se çfarë do të bëhet me pagat tona”, thonë ata.

S'KA KOMENTE