34 vjecari ne Divjak qellon me arme dhe demton 3 makina te...

34 vjecari ne Divjak qellon me arme dhe demton 3 makina te policise

522
SHPËRNDAJE

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE