34 milionë lekë për ndërtimin e urës automobilistike në Fier

34 milionë lekë për ndërtimin e urës automobilistike në Fier

278
SHPËRNDAJE

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond 34.3 milionë lekë për Fierin. Fondi do të shkojë për ndërtimin e Urës Automobilistike së Darëzezës, projekt që do të përmbyllet brenda një afati kohor 2 javor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

“Kontraktori mbulon të gjitha punimet që lidhen me konstruksionin e urës, largimin e materialeve të papërshtatshme në hedhurina, dhe skarpatimin e shpateve”specifikohet në detajet e tenderit.

Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 22 mars, ora 11:30.

S'KA KOMENTE