32-vjeçarja nga Fieri ,kishte paralajmëruar se do e hidhte foshnjën në lumë

32-vjeçarja nga Fieri ,kishte paralajmëruar se do e hidhte foshnjën në lumë

2210
SHPËRNDAJE

Jeta e një foshnje u ndërpre sapo kishte nisur, në mënyrë makabre nga nëna e saj, e cila pasi e lindi, e hodhi në ujërat e lumit Kir.

32-vjeçarja Orjana Grëmi, me origjinë nga Fieri dhe banore e lagjes “Myselim” në Postribë të Shkodrës e hodhi në ujërat e lumit Kir djalin e saj të sapolindur, me pretendimin se nuk kishte mundësi ta mbante.

E reja e pamartuar, pas lindjes më 30 dhjetor, la spitalin në 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat, madje edhe për përfitimin e bonusit si nënë e re. Ishin misionaret e kishës katolike, të cilët mesa duket kujdeseshin për të renë e cila kishte lënë qytetin e lindjes, Fierin dhe jetonte te dajat në Shkodër, ato që vunë në alarm policinë, pasi vunë re që prej 2 ditësh Orjana nuk e kishte fëmijën e saj.

Të shqetësuara, pasi e reja iu ishte shprehur se fëmijën do ta hidhte në lumë, misionarët e kishës katolike iu drejtuan për ndihmë policisë, e cila nisi menjëherë kërkimet në zonën ku dyshohej. Mëngjesin e së shtunës, në Postribë, pranë lumit Kir policia gjeti 32-vjeçaren Orjana Grëmi e cila iu tha se e kishte mbështjellë të birin e porsalindur me batanije dhe plastmas dhe e kishte hedhur në lumë. Pikërisht në vendin që 32-vjeçarja rrëfeu, policia gjeti trupin e pajetë të foshnjës. Grëmi ka rrëfyer se aktin e rëndë e ndërmori pasi ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta mbante fëmijën. Ajo u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur.

S'KA KOMENTE