32 vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës duke u varur...

32 vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës duke u varur në pemë pasi e dashura e tij e refuzoi

869
SHPËRNDAJE

Nuk pati fund të mirë zhdukja e një 32-vjeçari, i cili u gjet i varur në pemë pasditen e së hënës (17/1), në Markopoulo të Ilisë, nga banorë të zonës.

Burri me origjinë shqiptare kishte kërcënuar se do të bënte vetëvrasje ditët e mëparshme pasi ish-partnerja e tij nuk donte të kishte më lidhje me të. Sipas gazetes vendase patrisnews, burri i cili së fundmi ka munguar në vendin e tij, kur është kthyer ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres së tij për t’i kërkuar rilidhjen me të.

Kur ajo ka refuzuar, ai është kthyer i zhgënjyer në shtëpi, duke shprehur tendenca vetëvrasëse dhe sipas informacioneve, pak më vonë vajza ka njoftuar policinë se i kishte marrë një sms se dëshironte t’i jepte fund jetës.

Pasditen e së hënës ai u gjet i varur në Markopoulo të Ilisë.

S'KA KOMENTE