300 turistë nga Dubai në Berat, 7 ditë për t’u njohur me...

300 turistë nga Dubai në Berat, 7 ditë për t’u njohur me bukuritë shqiptare

72
SHPËRNDAJE

300 turistë nga Dubai kanë zgjedhur të akomodohen në qytetin e Beratit për të shijuar më pas disa nga bukuritë shqiptare.

Grupi i turistëve nga Dubai është ndër më të mëdhenjtë që kanë ardhur në qytetin e Beratit.

“Grupi do të qëndrojë për 7 net në qytetin e Beratit. Turi është zhvilluar në një mënyrë të tillë që çdo ditë ata do të vizitojnë nga një atraksion, p.sh, ditën e djeshme kemi qenë në Apoloni dhe Ardenicë, sot do të vizitojmë Vlorën dhe në ditët në vazhdim Tiranën, kanionet e Osumit, degustim vere në një nga kantinat më të mira të Beratit, kalanë e Beratit dhe të gjitha atraksionet që janë të mundura të arrihen në ture 1 ditore nga qyteti i Beratit”

S'KA KOMENTE