30 punonjës të inceneratorit të Fierit 4 muaj pa rroga: Do të...

30 punonjës të inceneratorit të Fierit 4 muaj pa rroga: Do të protestojmë çdo ditë…

200
SHPËRNDAJE

30 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë 4 muaj pa marrë pagat, ndërsa prej rreth 1 muaj inceneratori është marrë nën administrim nga shteti. Për tre paga të pamarra, inceneratori ka qenë nën menaxhimin e privatit, ndërsa muajin e fundit u është thënë se do të paguhen nga shteti, pasi inceneratori i ka kaluar nën administrimin zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara, ndërsa kjo e fundit, ka si administrator të saj Farudin Arapin.

Punonjësit pohojnë se janë zhytur në borxhe ndërsa nëse nuk marrin pagat do të bllokojnë portat e inceneratorit duke penguar depozitimin e mbetjeve.

“Problemi jonë është se nuk kemi marrë pagat prej 4 muajsh, nuk guxojmë të shkojmë në shtëpi se po bëjmë çdo natë debate me zonjën se pret t’i çoj unë 5 lekë për të ngrënë bukë. Na është premtuar kot. Arapi po na gënjen ka dy muaj për rrogat. Ne ishim në varësi, tani na ka marrë shteti”-u shprehën punëtorët.

Punonjësit deklarojnë se do të protestojnë përdite derisa të gjejnë një zgjidhje, ndërsa kërkojne të ndërhyjnë instutucionet përkatëse për ti dhënë zgjidhje situatës.

S'KA KOMENTE