3 te vdekur nga fotoksina ne Fier

3 te vdekur nga fotoksina ne Fier

1075
SHPËRNDAJE

 

Viti 2019 ka nisur me 3 vdekje nga vetehelmimet nga fotoksina , nje fenomen vrases dhe ne rritje ne Fier
Sipas mjekut intoksikolog ne Spitalin Rajonal ne Fier Lulezim Banushaj vetem per kete periudhe te pare te ketij viti jane shenuar tre vdekje nga fotoksina duke shkaktuar nje rritje te fenomenit te veteflijimit ne Fier edhe per kete vite. Fenomeni i veteflijimit eshte nje problematike qe po godet cdo moshe qe nga te rinjte dhe te moshuar.
Gjeografia e ndodhjes se tyre eshte e perhapur ne qytet dhe ne zonat rurale te Fierit . Jane te shumta arsyet e  rritjes se fenomit te veteflijimit nga fotoksina duke nisur nga problemet sociale -ekonomike dhe nga pjesa psiko -emocionale
Nderkohe sipas mjekut intoksikolog Lulezim Banushaj ne spitalin Rajonal Fier cdo dite paraqiten 5 persona intoksikuar me alkool si dhe me drogera si hashash kanabis si dhe me kokain.Sipas mjekut jane te rinje te cilet vijne ne gjendje te rende edhe ne koma
Vetem ne 3 muajt e fundit  te vitit 2018 humben jeten 12 persona nga pesticidi vdekjeprures.

S'KA KOMENTE