3 shqiptarët tentojnë të arratisen duke përplasur makinë e efektivëve, policia gjermane...

3 shqiptarët tentojnë të arratisen duke përplasur makinë e efektivëve, policia gjermane i ndjek me helikopter,

2234
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi ishin të përfshirë në grabitje e ndodhura në zona të ndryshme.

Mediat e huaja shkruajnë se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia, pas tentativave të tyre për t’u larguar.

Ndërkohë një person i tretë ka arritur që të arratiset.

Si ndodhi operacioni:

Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë,. Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis. “Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.

S'KA KOMENTE