28 vjecarja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat në Tiranë,...

28 vjecarja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat në Tiranë, policia nis hetimet, merren në pyetje mjekët

104
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte bërë në një spital privat në Tiranë.

Ditën e sotme policia e Tiranës ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e së resë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE