27-vjeçari shqiptar u vra me thike ne zemer ne Greqi,viktimë e pazareve...

27-vjeçari shqiptar u vra me thike ne zemer ne Greqi,viktimë e pazareve të drogës

943
SHPËRNDAJE

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ishullin grek të Mykonos, ku nga përplasja e dy bandave shqiptare, një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur. Sipas mediave greke 27 vjeçari kishte qenë në ishull ilegalisht që prej muajit shkurt dhe punonte në ndërtim.

Banorët e zonës së Agios Fanourios thirrën Policinë ndërsa dëgjuan zëra dhe zhurmë.  Përgjigja ishte e menjëhershme, megjithatë kur ata mbërritën disa minuta, 27-vjeçari kishte vdekur, pasi ishte goditur me thikë në zemër, e cila ka qenë fatale për jetën.

Policia menjëherë filloi të skanojë kamerat ndërsa materiali gjenetik u mor nga vendi për të zbuluar se kush ishte ai që sulmoi 27-vjeçarin. Deri më tani, për rastin, në pranga janë vene tre persona që besohet se i përkasin grupit të sulmuesit dhe një nga grupi i viktimës.

S'KA KOMENTE