26 vjecari godet me thikë shtetasen e huaj dhe vetëvritet duke u...

26 vjecari godet me thikë shtetasen e huaj dhe vetëvritet duke u hedhur nga lartësia, 31-vjeçarja ndërron jetë në spital

403
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore në Tiranë.

Gjatë pasdites së sotme në një banesë me qira ditore 26-vjeçari Kliton Pira gjatë konfliktit të çastit dyshohet se ka goditur me thikë një 31-vjeçare të huaj me emrin Jaësackie Jaboah. Pas kësaj, Kliton Pira është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE