22 drejtues mjetesh te arrestuar ne Fier pergjate ketij muaji

22 drejtues mjetesh te arrestuar ne Fier pergjate ketij muaji

1937
SHPËRNDAJE

Fier

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga ana e specialistëve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë tërhequr 13 leje drejtimi dhe janë vendosur 3341 masa administrative, nga të cilat 225 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 905 masa për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 2211 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 22 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Efektivët e Policisë Rrugore në Fier kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve mbi pasojat e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

S'KA KOMENTE