21-vjeçarja largohet nga familja, vjehrri denoncon në polici: Prej 20 ditësh ka...

21-vjeçarja largohet nga familja, vjehrri denoncon në polici: Prej 20 ditësh ka braktisur fëmijën e mitur

1095
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçare është larguar nga banesa e saj prej 20 ditësh. Alarmin e ka ngritur në polici vjehrri i saj, i cili ka denoncuar se shtetasja S. Sh, është larguar nga banesa duke braktisur edhe fëmijën  e saj të mitur.

Policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

S'KA KOMENTE