2 vite nga tërmeti tragjik, Rama: Kujtoj me dhimbje familjet që humbën...

2 vite nga tërmeti tragjik, Rama: Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëzit e dashur

12
SHPËRNDAJE

Dy vite nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë agimin e 26 nëtnorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, kryeministri Edi Rama ka thënë se sot jemi ngritur më të fortë dhe marrin frymë më të lehtësuar, pasi mijëra familje të goditura nga kjo fatkeqësi sot janë më mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, kujton plot dhimbje kujton familjet të cilat humbën njerëzit e tyre më të dashur dhe falenderon të gjithë ato vende që ndihmuan Shqipërinë në këtë fatkeqësi.

Ndër të tjera kryeministri shton se qeveria do të vijojë të punojë pa pushim për ti mundësuar një shtëpi të mirë dhe familjes së fundit që u godit nga kjo tragjedi.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏”, shkruan Rama.

S'KA KOMENTE