2 persona humbin jetën për shkak të COVID-19

2 persona humbin jetën për shkak të COVID-19

137
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar një shifër e ulët e infektimeve, pasi 33 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Fatkeqësisht 2 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, duke e çuar në 2444 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore         33

Të shëruar në 24 orë      131

Të shtruar në spitale      57

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2,512

Testime totale            698,250

Raste pozitive             132,209

Raste të shëruara        128,732

Raste Aktive                  1,033

Humbje jete                  2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         575

Korçë            114

Shkodër       86

Vlorë             55

Elbasan        42

Berat             41

Lezhë           35

Gjirokastër   35

Fier               23

Kukës           14

Durrës          12

Dibër           1

S'KA KOMENTE