2 fëmijë të tjerë me Covid nisen me urgjencë drejt Tiranës

2 fëmijë të tjerë me Covid nisen me urgjencë drejt Tiranës

362
SHPËRNDAJE

Burime te informacionit brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se,vetëm ditën e sotme kanë rezultuar “pozitiv” me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë,të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysëm,të cilët janë transportuar drejt Tiranës.

Vdekja e fëmijës 3-vjeçare një ditë më parë në Spitalin Covid në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas qëndrimit disa ditor në intubim,3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes,Beratit.

Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat,bëjnë me dije se,3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së Djelë.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë,ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nështruar edhe tamponit,që ka rezultuar “pozitiv”.Meqënëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar,mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë. Vetëm disa orë më vonë,e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme,duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë,mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Mjekët kanë konfirmuar se,në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore,të tipit “aksident vaskular”.

Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt Spitalit Covid në Tiranë,ku edhe gjeti vdekjen.Mësohet se të miturës i është kryer në Tiranë edhe autopsia mjeko-ligjore,për të përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes.

S'KA KOMENTE