2 centrale të mëdhenj në Mallakastër dhe Fier aplikojne ne MIE...

2 centrale të mëdhenj në Mallakastër dhe Fier aplikojne ne MIE per energjine diellore

1752
SHPËRNDAJE

Investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2 aplikime. Një prej shprehjeve të interesit parashikon ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 100 MW, në Njësinë Administrative Ballsh, të Bashkisë Mallakastër, ndërsa aplikimi është bërë nga shoqëria Shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”.

Aplikimi tjetër është kryer nga shoqëria “Agna” për një impiant fotovoltaik me kapacitet 49.855 MW, në Libofshë të Fierit. Në rast të miratimit, të dy projektet nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, që ndër të tjera parashikojnë blerjen e garantuar të energjisë. Këto aplikime nuk janë të parët e këtij lloji, teksa disa prej tyre janë në fazë edhe më të avancuar.

Më konkretisht, bëhet fjalë për centralet “Blue 1” dhe “Blue 2”, me një fuqi totale të instaluar prej 100 MW, që aktualisht po licencohen nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e prodhimit të Energjisë.  Ndërkaq, përveç investimeve private tashmë janë shpallur fituesit në ankandet për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Spitallë me një fuqi të instaluar prej 100 MW dhe parkun e Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW.

Ndërtimi i këtyre impianteve pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht energjia diellore mbetet pak e shfrytëzuar në vendin tonë.

SCAN/Tv

S'KA KOMENTE